Haradinaj pas takimit me Osmanin: Kosova nuk ka shumë rrugë, të kthehet besimi i aleatëve
Lexohet për: 2 min.
Untitled
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj tha se para disa ditëve u ka dërguar letër liderëve institucional për takim për të diskutuar për situatën në veri. Ai theksoi se në takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga ajo që të veprojë në përputhje me mandatin e saj dhe të kthehet besimi i aleatëve.

Në takimin e parë me Osmanin, siç tha Haradinaj, ka ndarë shqetësimet e tij për situatën në veri. Në letrën dërguar liderëve institucional, ai shtoi se ka kërkuar një takim te përbashkët me të gjitha partitë opozitare.

Ish-kryeministri Haradinaj theksoi se kanë diskutuar për shqetësimet për situatën ne vend. Më tej, shtoi se ka kërkuar nga Osmani që të veprojë në përputhje me mandatin e saj.

"I kërkova Osmanit që të veprojë në përputhje me mandatin e vetë, që ta kthejë besimin me aleatët tanë, që të ndalen ndëshkimet, të ndodhë një deeskalim i situatës në veri, t'i kthehemi të arriturave të dialogut, marrëveshja e  Ohrit dhe Bruskelit, Aelanca e ka përkrah arritjen e marrëveshjes, megjithëse në kuadër të marrëveshjes ka obligime të dhimbshme. Fitoret e Kosovës janë të pamundshme pa aleatët", deklaroi Haradinaj.

Për më tepër, kreu i AAK-së tha se nuk qëllimi i mocionit nuk është që ai të marrë postin e kryeministrit.

Po ashtu, Haradinaj shtoi se Kosova nuk ka shumë rrugë dhe se duhet të përkrah kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.

https://kosovapress.com/admin/krasniqi-kerkon-zgjedhje-te-jashtezakonshme-por-mocionin-se-sheh-zgjidhje/

Takimin me Osmanin e kanë refuzuar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi. /Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/edhe-abdixhiku-refuzon-ftesen-e-osmanit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025