Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së
Lexohet për: 2 min.
Ramush Haradinaj 2022 - Konferenca AAK (2 of 9) (4)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit Salih Cali me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës.

Haradinaj, i cili ka qenë komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, ka thënë se ai beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

Po ashtu, Haradinaj tha se në shkallën tjetër të drejtësisë shpreson që drejtësia për Salih Mustafën të marrë epilog tjetër për lirinë e tij siç ka ndodhur me shumë raste të tjera.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Salih Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://kosovapress.com/specialja-e-denon-mustafen-me-26-vjet-burgim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025