Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka thënë se opozita duhet t’i unifikojë qëndrimet e saj me qeverinë, për çështjen e asociacionit. Siç tha ajo, sepse nëse do të kishte unifikim edhe në vitet 2013/2015, mbase mund të kishim sot një marrëveshje më të mirë.
”Nëse do të kishte më 2013/2015 një ekip uniteti, ku do të bënte pjesë ndoshta edhe zotri Haradinaj edhe zotri Kurti të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje të asociacionit ndoshta edhe nuk do të nënshkruhej, do të bëhej një marrëveshje më e mirë, edhe e 2013-ës edhe kjo e parimeve. Mirëpo ne po shohim vazhdimisht një minim të njëri-tjetrit, një përdorim të dialogut për narrativa, poena politikë dhe në fund Kosova po e pëson”.
”Opozita duhet të unifikojë qëndrimet me qeverinë. Të diskutojnë mes vete. Kemi parë situata kur edhe opozita ka bojkotuar në mënyrë demonstrative takimet e unitetit edhe në të kaluarën edhe tani”./Klan Kosova