Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova mund të përballet me vendime ndërkombëtare që do të merren pa konsultimin e saj, nëse nuk angazhohet seriozisht për realizimin e reformave të nevojshme.
Ai në tubimin elektoral në Lipjan ka theksuar se me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtetet e Bashkuara bota ka ndryshuar dhe, si rezultat, nuk ka më kohë për vonesa e gabime.
“Ekziston mundësia reale që nëse nuk e kryem punën mirë me këtë votë, do të na përjashtojnë edhe më shumë, sepse bota ka ndryshuar shumë, sidomos për arsyeje se presidenti Trump në Amerikë, dinamikat janë krejt të tjera, zhvillimet tjera, nuk ka kohë për tolerancë e budallaqe të askujt. Ekziston rreziku të merren vendime për Kosovën pa Kosovën që do të ishte e rëndë për vendin tonë”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është çelësi për sigurinë e vendit dhe se do të punojë për realizimin e këtij objektivi.Kujtojmë, fushata zgjedhore tashmë ka hyrë në javën e saj të tretë para zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat mbahen për herë të parë të rregullta pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.