Haradinaj: Kuvendi i vetmi që mund të zhbllokojë pagat e ndaluara nga qeveria
Lexohet për: 2 min.
Ramush-Haradinaj-2022-Konferenca-AAK-2-of-9-3
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë thirrje për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të zgjidhur çështjen e pagave të bllokuara në sektorin publik.

Haradinaj e konsideron situatën aktuale si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

"Situata e krijuar me mosrealizimin e pagave për sektorin publik, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe shpërfillje e skajshme e mijëra punëtorëve të këtij sektori," deklaroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai theksoi se zgjidhja e vetme është amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë përmes një seance urgjente parlamentare.

Lideri i AAK-së paralajmëroi se partia e tij do të kërkojë menjëherë thirrjen e kësaj seance. Sipas tij, çdo përpjekje tjetër për të zgjidhur situatën do të përbënte jo vetëm shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim të së drejtës së mbi 80 mijë punonjësve për të marrë pagat e tyre.

Haradinaj e konsideron këtë çështje si urgjente që kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025