Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka pritur në takim sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se situata aktuale në sektorin e arsimit është e keqe për shkak të paaftësisë dhe pafytyrësisë së kryeministrit Kurti për të siguruar tekstet shkollore për nxënësit.
"Ata njerëz të paskrupullt pa asnjë keqardhje dalin dhe tallin të gjithë dhe ata që i kritikojnë”, tha ai.
Ndërsa,Jasharaj tha se procesi mësimor do të fillojë më 1 shtator, por shtoi se shumë nxënës dhe mësimdhënës nuk do të kenë tekstet shkollore.
Si Jasharaj ashtu edhe Haradinaj ngritën shqetësime edhe siç thanë për gjendjen e vështirë financiare të mësimdhënësve, prandaj kërkuan edhe rritjen e koeficientit të pagës së tyre./KosovaPress/