Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi: Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në
Lexohet për: 1 min.
Talla Durmishi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në 25-vjetorin e rënies. 

Ai në një postim në Facebook ka thënë se rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në. 

"Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 25 vjet më parë, ranë heroikisht në kërkim të lirisë. Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por edhe frymëzim për vazhdimin e rrugës për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të atdheut", ka thënë Haradinaj.

Kurti përkujton dëshmorët Hyzri Tallën, Afrim Maliqin e Ilir Durmishin - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025