Haradinaj kryetar shteti - “Nder për Kosovën”, thotë Avni Arifi i Aleancës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj kryetar shteti - “Nder për Kosovën”, thotë Avni Arifi i Aleancës
Avni Arifi 1234
29/05/2026 - 17:35
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se Ramush Haradinaj është kandidati më i përshtatshëm për president të Kosovës pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar se zgjedhja e kreut të shtetit duhet të bëhet përmes konsensusit politik, e jo me përplasje ndërpartiake.

Sipas Arifajt, ish kryetari i Aleancës dhe dy herë ish kryeministri i Kosovës, përfaqëson një figurë unifikuese dhe me përvojë të gjerë shtetërore, duke e cilësuar kandidaturën e Haradinajt për president si “nder për Kosovën”, veçmas tashti, kur ai edhe është tërhequr nga posti i kryetarit të partisë.

Në “Intervistën Zgjedhore” të KosovaPress, Arifi tha se presidenti nuk mund të zgjidhet vetëm nga partia fituese apo nga një shumicë e thjeshtë parlamentare, pasi për këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvend, ose po aq parlamentarë të pranishëm në sallë, kur bëhet tentimi i tretë, eventual, për ta bërë vendin me kryetar të ri.

Ai kritikoi qasjen e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se gjuha përçarëse dhe etiketimet ndaj partive tjera e bëjnë të vështirë ndërtimin e marrëveshjeve politike për çështje madhore si ajo e zgjedhjes së presidentit.

“Nuk mundet partia që i fiton zgjedhjet apo partia që e bën shumicën me thjeshtë parlamentare me zgjedh presidentin. Duhet konsensus nga të gjitha partitë ose nga pothuajse të gjitha partitë që i kanë 80 deputetë. Qysh mbërrihet ajo? Ajo nuk mbërrihet duke i quajtur ata zullumqarë, as hajna. Po zgjidhet me partneritet dhe besim reciprok në një dialog të respektit...”, thotë ai.  “Është nder për Kosovën me pas Ramush Haradinajn president, se çka thonë që është nder edhe prej familjes, dikush prej familjes Jashari. Këto familje, këta njerëz, plus përvoja që i shtohet zotit Haradinaj, përvoja e tij diplomatike, kontributi i tij në krijimin e ushtrisë së Kosovës, kontributi i tij në qeverisje janë në kuptim të asaj se sa seriozisht për energjinë, ndarjen nga blloku energjetik i Serbisë dhe anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtarë të sektorit të energjisë, e bëjnë Ramush Haradinajn një kandidat, mbase më të mirin për president të Kosovës”.

Versioni i plotë në sistemin me parapagim


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026