Haradinaj kritikon vendimin e ministres Pacolli për Bjeshkët e Nemuna
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj kritikon vendimin e ministres Pacolli për Bjeshkët e Nemuna
Ramush Haradinaj Intervist (5)
Foto Arkiv
07/03/2026 - 11:26
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ministren në detyrë të Mjedisit Fitore Pacolli për ndalimin e transportit të materialeve ndërtimore në Bjeshkët e Nemuna.

Përmes një postimi në Facebook ai e ka cilësuar këtë si një shkëputje totale të qeverisë nga realiteti i qytetarëve të Kosovës.

“Vendimi i ministres në detyrë, Fitore Pacolli, për të ndaluar transportin e materialeve ndërtimore në Bjeshkët e Nemuna, me arsyetimin e mbrojtjes së ekosistemit, është një shembull i qartë i një qasjeje të paditur dhe të shkëputur nga realiteti. Pa e njohur terrenin, pa e kuptuar jetën e njerëzve që jetojnë atje dhe pa ndjerë vështirësitë e tyre, po merren vendime që godasin drejtpërdrejt familjet, fshatrat dhe ekonominë lokale”, ka shkruar ai.

Ai shkruan se Rugova dhe Bjeshkët e Nemuna nuk janë thjesht një zonë natyrore në hartë, por janë zona të banuara me 13 fshatra, ku njerëzit jetojnë dhe përpiqen të zhvillojnë ekonominë e tyre në kushte të vështira infrastrukturore

Haradinaj e kritikon qeverinë duke thënë se në vend që kjo perlë turishtike të mbështetet me investime në rrugë, infrastrukturë dhe zhvillim të qëndrueshëm, po përballet me vendime që rrezikojnë ta izolojnë dhe ta mbysin çdo mundësi zhvillimi.

Më 4 mars, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli bëri të ditur se ndalohet rreptësisht çdo lloj aktiviteti ndërtimor ilegal në Parqet Kombëtare.

“Ministrja Fitore Pacolli ka nxjerrë sot vendim që të ndalohet rreptësishtë çdo lloj aktiviteti ndërtimor ilegal brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” në Kosovë. Me këtë vendim parashihet të ndalohet hyrja, transporti dhe qarkullimi i çdo mjeti që shërben për bartjen e materialeve ndërtimore, si dhe përdorimi i mjeteve të rënda të punës si eskavatorë, betonierë, buldozerë, kamionë vetëshkarkues dhe makineri të ngjajshme”, pati shkruar Ministria e Mjedisit.

Ministrja Pacolli shkroi se, “Ky është hapi ynë i parë në përpjekjen për të rikthyer ligjshmërinë dhe rendin në zonat e mbrojtura. Parqet tona kombëtare janë pasuri e përbashkët që duhet ruajtur secili nga ne”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026