Haradinaj ia përmend Kurtit burgun në Serbi: Si ka mundësi të bëhej falja nga Koshtunica vetëm për një shqiptar?
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika ndaj kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti për veprimet e tij në veri të vendit.

Ish-kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe lirimin e Kurtit pas luftës nga burgu i Serbisë. Sipas Haradinajt, lirimin e tij e ia ka mundësuar presidenti i atëhershëm i Serbisë, Vjosllav Koshtunica, siç tha ai ‘vetëm për një shqiptar, për zotri Albin Kurti’.

“Mos e harroni një fakt, Vojsallav Koshtunica është profesor i Kushtetueses. Kështu ai duke qenë profesor dhe president i Serbisë ka nënshkruar faljen vetëm për një shqiptar, për zotrinë Albin Kurti. Koshtunica si profesor i Kushtetueses, bukur vështirë me besuar që e ka nënshkruar lëndën për Kurtin pa materien e nevojshme. Edhe unë i shoh këto të ndërlidhura dhe pasojat në vazhdimësi. Të gjitha punët që Kurti i ka kryer në veri, ato as nuk ishin përmend dhe ishin kryer pa asnjë incident dhe pa asnjë përkeqësim të marrëdhënieve me aleatet tanë. Të gjitha këto ky i bën me e fsheur deficitin patriotik, me fsheh rrugën e vetë të dyshimtë edhe agjendën  tij të dyshimtë. Nuk do të kishte fitore më të madhe se sa Kosova me qenë anëtare e NATO-s dhe s’kish guxuar kush në veri me u lazdruar”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar edhe për verimet e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla sa i përket çështjes së Urës së Ibrit.

Ai më tej theksoi se amerikanët nuk janë që mos me u qel ura, sipas tij, ‘ata donë më shumë se çdo kush, por nuk po donë me u ndarë veriu’.

“Unë e kisha qel urën para dy tre viteve, katër vjet qeverisje ish harrua ura. Sot vjen puna me të thënë “mos mi rreziko ushtarët. Këta njerëz janë kah e rrezikojnë vendin, aleancat jetike të vendit dhe këtë njerëz duhet me shkuar në shtëpi. Karta e tij e veriut është vetëm fshehje e deficitit patriotik dhe fshehje e agjendës së tij të dyfishtë, sepse ky është i falur i presidentit Koshtunica. Si ka mundësi që vetëm një i burgosur është falë... Amerikanët nuk janë që mos me u qel ura, ata donë më shumë se çdo kush, por nuk po dojnë me u ndarë veriu. Ky (Kurti) ka bërë skenarë me i bërë do incidente atje, me u forcuar vija ndarëse. Këto dikush i dinë... Mitrovica nuk është vetëm, veriu s’oshtë vetun, sepse janë ata që kanë qenë gjithë, edhe kanë me qenë me Mitrovicën e me veriun tërë jetën”, tha ai.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, në një konferencë për media pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme, theksoi se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova ka me bërë ndryshimin e madh, ku sipas tij do t’i kthehet normaliteti vendit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/haradinaj-me-9-shkurt-kosova-ka-me-bere-ndryshimin-e-madh-paga-mesatare-nje-mije-euro

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024