Haradinaj: Hapja e Urës së Ibrit është përgjigjja më e mirë ndaj deklaratës së “Kuvendit gjithëserb”
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do të ishte përgjigjja më e mirë që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare do t'ia jepte Serbisë.

Haradinaj ka thënë se Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”.

"Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të  ”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit", ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Edhe Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut e ka mbështetur vendimin për hapjen e urës së Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve, i cili ishte marrë në prill të vitit të kaluar.

Kjo iniciativë ishte nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

https://kosovapress.com/kuvendi-i-mitrovices-se-veriut-ka-mbeshtetur-serish-hapjen-e-ures-se-ibrit

“Kuvendi gjithëserb” dhe deklarata që doli nga ky takim i mbajtur të shtunën në Beograd, po konsiderohet kontradiktore dhe paradoksale. Në këtë deklaratë thuhet se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, për çka analistët politikë konsiderojnë se tashmë Kosova është njohur de-facto. Takimi i së shtunës, po ashtu vlerësohet se ka për synim krijimin e Serbisë së madhe, ku aty përfshihet veriu i Kosovës.

https://kosovapress.com/konkluzionet-e-kuvendi-gjitheserb-konsiderohen-kontradiktore-dhe-paradoksale

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024