Kuvendi i Mitrovicës së Veriut ka mbështetur sërish hapjen e urës së Ibrit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka mbështetur në seancën e sotme vendimin për hapjen e urës së Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve, i cili ishte marrë në prill të vitit të kaluar.

Kjo iniciativë ishte nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

Gjatë kësaj seance, Betim Osmani, propozoi edhe shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Nexhat Uglanin, me arsyetimin se nuk ka punuar sa duhet dhe nuk ka qenë bashkëpunues me të tjerët, por që ky propozim u kundërshtua me 13 vota nga gjithsej 14 këshilltarë sa ka ky Kuvend.

Në këtë seancë po diskutohen disa pika të rendit të ditës, siç janë "raporti i Drejtorisë së Inspekcionit', "propozim vendim për transferin e mjeteve financiare nga investimet kapitale në mallra dhe shërbime etj. /A. Damati/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024