Haradinaj: Familjet e dëshmorëve, simbol i lavdisë kombëtare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familje emblematike me rastin e shënimit të festës së Krishtlindjes.
Ai me këtë rast ka qëndruar në Piskotë të Gjakovës në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj.
"I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre", ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Familjet e dëshmorëve janë simbol i lavdisë kombëtare!
I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre.
Dervish Shaban Lokaj, përpos që atdheut i dha djalin dëshmor, vazhdon traditën atdhetare të familjes dhe shërbimin në të mirë të vendit. Jam shumë mirënjohjës për mikpritjen! Faleminderit familje Lokaj!