Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka çmuar lart rolin e shqiptarëve të Amerikës për çështjen kombëtare duke thënë se kontributi i tyre është dhe do të mbetet pjesë e historisë sonë.
Haradinaj ka thënë se komuniteti shqiptaro-amerikan kanë qenë bartësit dhe shtytësit kryesor të kauzave për të drejtën shqiptare.
Haradinaj ka vlerësuar kontributin e shqiptarëve të Amerikës për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
"Xhim Xhema, Rrustem Gecaj, Harry Bajraktari, Elmi Berisha, Mark Gjonaj, Martin Shkreli, Gani Shehu dhe gjithë vëllezërit e tjerë që ishin prezent, kanë dhënë kontribut të pamohueshëm në aspiratën tonë për liri, pavarësi e forcim të shtetësisë, duke shërbyer si shembull i shkëlqyer se si punohet për kombin nga çdo cep i botës. I kërkova që në rrethanat e tanishme nëpër të cilat po kalon Kosova, të angazhohen edhe më shumë që të jetësojmë dialogun strategjik me Amerikën dhe mbi të gjitha anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ndërsa e falënderova ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferid Hoxha për punën e tij të jashtëzakonshme", tha Haradinaj.