Haradinaj apel Kurtit: Të veprojë menjëherë me implementimin e marrëveshjes
Lexohet për: 2 min.
329254914_5864258020339204_291391089932447179_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë eksperimente me obligimet që ka marrë nga marrëveshja e njohur franko-gjermane.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të vonohet në implementimin e saj, meqë sipas tij, humbja e kohës do të thellonte pasojat që veçse ekzistojnë në Kosovë.

Kryetari i AAK-së, në një konferencë për media, ka kërkuar nga Kurti që të jetë serioz në këtë çështje.

“Besoj se improvizimet në implementim do t’i thellojnë edhe më shumë pasojat që tashëm i ndjejmë si Kosovë, pra izolimin tonë, agjendën ndërkombëtare, po ashtu në planin e sigurisë do të shkaktojnë pasoja, e veçanërisht në gjendjen e krijuar në veri të vendit. Pra, i bëjmë apel Kurtit dhe qeverisë, që të jenë serioz, të mos humbin kohë dhe të mos bëjnë eksperimentime por të veprojnë menjëherë me implementim të marrëveshjes në bazë të obligimeve që ka marrë Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje të gjithëve që ta ndajnë vlerësimin për qeverisjen dhe për Kurtin nga obligimet që ka marrë Kosova në bazë të planit të njohur si franko-gjerman.

https://kosovapress.com/aneksi-zbatues-i-marreveshjes-se-arritur-ne-mes-kurtit-dhe-vuciqit/
https://kosovapress.com/escobar-marreveshja-e-ohrit-ka-obligime-ligjerisht-te-detyrueshme-skane-rendesi-nenshkrimet/
https://kosovapress.com/kurti-pret-nga-faktori-nderkombetar-ta-denoje-serbine-topi-tani-eshte-ne-anen-e-saj/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025