Haradinaj: AAK angazhohet për familje me mirëqenie ekonomike
Lexohet për: 2 min.
419859980_7335021346533992_8665550855005320004_n
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se kundërshtojnë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes. Ai u zotua se angazhohen për familje me status të qëndrueshëm material e me të ardhura që e sigurojnë familjen. Kështu u shpreh ai në tryezën e grupit parlamentar me temën “Familja- roli, sfidat dhe mbrojtja”, ku u tha se familja duhet të jetë në qendër të mendimit politik në Kosovë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se mbrojtja e familjes e forcon shtetin dhe mbron lirinë, e cila është arritur me sakrificë.

E kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi theksoi se familja shqiptare tradicionalisht ka qenë institucion i rëndësishëm.

Ai përmendi edhe iniciativën për ndarjen e 500 eurove për secilën lindje në këtë komunë.

Në tryezën e organizuar nga AAK, kryetari i Demokracisë Konservatore, Avdullah Klinaku tha se emigracioni i theksuar e sistemi shëndetësor janë disa prej rreziqeve me të cilat po përballen familjet.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo temë duhet të diskutohet në mënyrë profesionale nga legjislacioni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024