Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë sot në çeljen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, duke e cilësuar atë një projekt ambicioz për modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Rama tha se “projekti u prit me humor dhe përqeshje, e më pas vazhdoi me akuza për falimentim, por ja ku jemi sot, Shkolla Kombëtare e Fluturimit çel dyert e saj”.
Kryeministri Rama vuri në dukje se “vetëm një dekadë më parë Forcat e Armatosura ishin lënë në mëshirë të fatit, ndërsa personeli përballej me vështirësi të shumta. Historitë e korrupsionit për të zënë një vend në ndonjë mision paqeruajtës jashtë shtetit ishin barcaleta të dhimbshme”.
“Sot, Forcat e Armatosura janë më të mirëpaguarat në rajon dhe objektivi i qeverisë është që, në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030″ dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, pagat e tyre të arrijnë mesataren e vendeve të NATO-s”, tha Rama.“E kemi nisur këtë përpjekje me një vështirësi të jashtëzakonshme për të afruar të rinjtë, por sot është gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave që vijnë. Kjo Shkollë Kombëtare e Fluturimit është një tjetër shembull. Shkolla ka zgjuar interes të konsiderueshëm dhe do të jetë e hapur jo vetëm për stërvitjen dhe certifikimin e pilotëve shqiptarë, por edhe të pilotëve të rinj nga vendet e NATO-s në rajon. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që Shkolla Kombëtare e Fluturimit është e hapur për të stërvitur dhe për të certifikuar pilotët e rinj të vendeve të NATO-s në rajonin tonë dhe, pa diskutim, duke filluar nga Kosova”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “e kemi nisur këtë përpjekje e një vështirësi të jashtëzakonshme për ta ftuar të rinjtë, por sot është gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave që vijnë dhe kjo shkollë kombëtare e fluturimit është një tjetër shembull. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që Shkolla Kombëtare e Fluturimit është e hapur për të stërvitur dhe për të certifikuar pilotët e rinj të vendeve të NATO-s në rajonin tonë dhe, pa diskutim, duke filluar nga Kosova”.