Hapet platforma KGenU, Kurti: Shfrytëzojeni këtë mundësi që të gjeni një vend pune
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje gjithë të rinjve që të regjistrohen në platformën “Kosova Generation Unlimited” (KGenU) – praktikë me pagesë.

Në tryezën me temën “Të rinjtë e komuniteteve tregojnë për impaktin e iniciativës KGU”, është theksuar mbështetja e të rinjve që kanë nga shteti.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se po mundohen që kjo nismë të arrijë edhe tek të tjerët, siç tha ai, që të kuptohet se Kosova është vend i mundësive për të rinjtë, komunitet joshumicë e për të gjithë.

Kurti ka theksuar se edhe platforma e lansuar më parë, “Superpuna” ka arritur efekt pozitiv tek gjithë të rinjtë.

“Ju ftojmë që ta shfrytëzoni edhe këtë mundësi, të regjistroheni e ta gjeni një vend pune me pagë të garantuar nga shteti, nga praktika në KGenU në punësim me Supërpunën. Duhet të ju tregojmë gjithë të rinjve për këto mundësi në mënyrë që të kemi sa më shumë të regjistruar në këto dy platforma e veçanërisht në KGenU, që gjithashtu ata të bëhen pjesë e punës praktike me pagese. Shpresoj se kjo nismë të arrije edhe te të tjerët që të kuptohet se Kosova është vend i mundësive për të rinjtë, komunitet joshumicë e për të gjithë”, tha Kurti.

Se KGenU është një platformë e mirë për punësimin e të rinjve, e tha edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati tha se me këtë po mundohen ta ulin papunësinë tek të rinjtë. Ai theksoi se një numër i madh i të rinjve nga komuniteti joshumicë kanë shprehur interesim të regjistrohen në këtë program.

Po ashtu, Murati ka falënderuar gjitha bizneset dhe organizatat joqeveritare për rolin e tyre në mundësimin e praktikes dhe kontributin e tyre në zhvillimin profesional të këtyre tek të rinjtë.

Shefja e Zyrës së UNICEF në Kosovë Nona Zicherman, është shprehur e kënaqur me ecurinë e kësaj platforme. 

Drejtoresha ekzekutive, Rrjeti CSR në Kosovë Zana Bajrami Rama tha se ky program ka dhënë shembull pozitiv se si partneritetet dhe mobilizimi i bizneseve private, institucioneve publike të jenë gjithashtu faktor të rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes së tyre të suksesshme./KosovaPress/

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
67
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024