Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës hapën Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”. Në këtë organizim u vu në theks rëndësia e promovimit të produkteve vendore, derisa u bë thirrje për përkrahjen e tyre.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se ky panair ka rëndësi jo vetëm për vendin por edhe për rajonin, meqë sipas tij ka relevancë ekonomike, strategjike, integruese dhe sociale, kështu duke përmirësuar imazhin e Kosovës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë panairin duke potencuar se “çdo blerje e prodhimit vendor është fuqizim i ekonomisë vendore”.
Në kuadër të këtij panairi, persona të shumtë që merren me bujqësi dhe veprimtari të tjera promovuan punën dhe krijimtarinë e tyre, derisa thonë se pavarësisht vështirësive, këtë punë e bëjnë me qejf.
Ndryshe nga Valbona një tjetër pjesëmarrëse në kuadër të panairit, Afërdita Murati nga Podujeva tha se produktet e saj prej frutit të aronisë dhe boronicës kanë efekte shëndetësore, duke potencuar se shërojnë infeksionet, sheqerin dhe yndyrën në gjak.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Promovimi i veshjeve kombëtare, pemëve dhe perimeve të freskëta, gështenjave, arrave, turshive, punimeve të drurit janë vetëm disa prej atyre se çka përmban ky panair. /Z.Zeneli/