Hapet panairi “Gratë në Biznes”, rreth 40 gra promovojnë punimet e tyre
Lexohet për: 2 min.
450541211_371381219393862_8712404343153855993_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Për tri ditë radhazi në Prishtinë, rreth 40 biznese do tw promovojnë punimet e tyre në panairin "Gratë në Biznes". Në sheshin e kryeqytetit janë bërë bashkë gra nga e gjithë Kosova për të ekspozuar punën e tyre të dorës por edhe ushqime të ndryshme tradicionale. Në hapje të panairit ka marrë pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se po punojnë në legjislacion për të forcuar ndërmarrësinë.

Ministrja Hajdari u bëri thirrje grave që të aplikojnë për grante, por shtoi se po forcojnë ndërmarrësinë me hartimin e ligjeve.  

"Tani për tani Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka lansuar grant skemën për artizanatet, për punëdoret e juaja që sot po i ekspozoni dhe keni mundësinë të aplikoni në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes programeve që janë në sistemin elektronik por t’i ndihmoni njëra-tjetrës edhe për plotësim të aplikacioneve sepse janë afër gjysmë milioni euro vetëm për ju, për të tjera që do të aplikojnë sipas konkurrencës. Me Ligjin për Artizanatet, me ligjet tjera për turizmin, politikën industriale dhe 20 ligjet tjera jemi duke forcuar ndërmarrësinë dhe më shumë inovacionin në ndërmarrësi, duke ditur që ka shumë kreativitet dhe inovacion të ndërmarrësit tanë të vyeshëm”, tha ministrja Hajdari.

Sevdie Ramadani ka bërë bashkë modernen me motive të vjetra. Ajo është menaxhere tash e 15 vjet në shoqatën “Gora”, ku me punimet e saj do të kenë mundësi të njoftohen për tri ditë qytetarët nga Prishtina.

Ndërkaq, Mehreme Gashi ka nisur që dy muaj një biznes me ushqime tradicionale.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024