A do të ketë nesër protestë për 1 Maj?
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
A do të ketë nesër protestë për 1 Maj?
Duam punee
Foto Arkiv
30/04/2026 - 15:48
Linku u kopjua

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ende nuk ka bërë publike një qëndrim të prerë nëse do të ketë protestë nesër me 1 Maj për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

KosovaPress kontaktoj Kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin duke e pyetur nëse do të ketë protestë, por i njëjti nuk ishte i qasshëm deri në momentin e publikimit të këtij teksti.

Ndërkaq nënkryetarja e BSPK-së, Edita Azemi për KosovaPress tha se gjatë ditës do të dalin me një shkresë zyrtare në llogarinë e tyre në Facebook.

Ndërkohë Federata Sindikale e Punëtoreve të Sektorit Privat ka njoftuar se kanë organizuar një protestë paqësore në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat duke filluar nga ora 10:00.

“Protesta do të fillojë në ora 10:00, me vendgrumbullim në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe do të vazhdojë sipas itinerarit të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë”, njofton Jususf Azemi, kryetar i SPSPK-së.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026