Hapet biblioteka për fëmijë në kryeqytet, Rama tregon se ideja ishte e gruas së tij
Kulturë
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Hapet biblioteka për fëmijë në kryeqytet, Rama tregon se ideja ishte e gruas së tij
biblioteka230526
23/05/2026 - 15:57
Linku u kopjua

Në Prishtinë sot u hap biblioteka për fëmijë me ndihmën e organizatës “The Library Project Kosova”, ambasadave mike dhe donatorëve të tjerë.

Në hapjen e kësaj biblioteke te Pallati i Rinisë në Prishtinë ishte i pranishëm edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se ideja për këtë bibliotekë ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Kristalja,

“Kristalen e falënderoj nga zemra për këtë iniciativë, po nuk kishte mund me bë vetë pa e pasur ekipin fenomenale të ‘The Library Project Kosova’. Pra, libraria tash po kthehet me fokus në fëmijët tanë, në më të mirët tanë. Sepse fëmijët tanë janë të këtij vendi, i përkasin këtij vendi, kanë rëndësinë më të madhe në komunitetin tonë edhe me fëmijët tanë së bashku po i bëjmë ëndrrat tona realitet. Kjo po ashtu është një tregim, një shenjë dashurie për gjeneratat e ardhshme. Është shenjë dinjiteti për fëmijët tanë. Është shenjë shprese për të ardhmen e qytetit tonë. Kjo bibliotekë me të vërtetë është ndërtuar nga një komunitet i jashtëzakonshëm, nga vullnetarë të shumtë”, tha Rama, raporton KosovaPress.

Për hapjen e kësaj biblioteke foli edhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, i cili tha se ky moment përfaqëson më tepër sesa hapjen e një hapësire fizike, e që sipas tij, ajo që e bën këtë moment edhe më domethënës është fakti se ai pasqyron një përpjekje kolektive.

“Kjo bibliotekë nuk është vetëm rezultat i bashkëpunimit institucional, ajo është produkt i bashkimit të një komuniteti më të gjerë. Autoritetet lokale, partnerët zhvillimorë, misionet diplomatike, edukatorët dhe, më e rëndësishmja, vetë fëmijët që janë në zemër të kësaj nisme. Biblioteka e fëmijëve është një vend ku fëmijët zbulojnë gëzimin e leximit, zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe krijojnë lidhje me të tjerët. Përtej librave, një hapësirë e tillë kontribuon në zhvillimin intelektual, social dhe emocional të fëmijëve. Ajo ofron një mjedis të sigurt dhe mikpritës ku kurioziteti inkurajohet, kreativiteti kultivohet dhe vetëbesimi mund të rritet”, tha ambasadori Dietz, raporton KosovaPress.

Kurse, drejtoresha e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko, tha se si fëmijët, ashtu edhe të rriturit kanë nevojë për këtë hapësirë për t’u lidhur me njëri-tjetrin, për të mësuar empatinë, për të ëndërruar e eksploruar.

Dhe unë me të vërtetë shpresoj që kjo hapësirë, përveçse do të sjellë libra të mrekullueshëm, të jetë një vend ku fëmijët do të gjejnë kreativitetin e tyre, do ta shfaqin kuriozitetin e tyre, do të bëjnë pyetje, do të rriten dhe do të zhvillohen. Si UNICEF, ne jemi vërtet krenarë që e mbështesim këtë iniciativë. Dua ta falënderoj secilin prej jush që kujdeset për fëmijët. Qofshin fëmijët tuaj, vëllezërit apo motrat tuaja, mbesat dhe nipërit tuaj, apo thjesht fëmijët e Kosovës dhe fëmijët e botës. Kaloni më shumë kohë me fëmijët. Investoni te fëmijët.

Në fund,  ishte Kristale Rama, ideatorja e këtij projekti ajo që e mori fjalën, ku tha se para tri viteve, biblioteka që u hap sot ishte vetëm në imagjinata, biseda e skica.

Lajmi plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026