Hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat
100-1234
28/05/2026 - 16:44
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për përfitim të 100 eurove si mbështetje nga Qeveria në detyrë për punëtorët e sektorit jopublik. 

Ai ka thënë se aplikimi mund të bëhet duke plotësuar formularin në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

“Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta. Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen”, shkroi Murati në Facebook.  

Afati i aplikimit do të jetë deri më 5 qershor 2026. 

“Kush mund të aplikojë: - Punëtorët në sektorin privat; - Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ); - Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj)”, ka shkruar Murati.

Nga kjo mbështetje mund të përfitojnë ata që kanë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro.

Gjithashtu punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).

Për 250 mijë punëtorë të sektorit privat që kanë pagën nën 1 mijë euro, do të ndahen 25 milionë euro. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026