Manchester City thuhet se do ta lërë Kyle Walker të largohet si një transferim i lirë në janar, gjë që vjen si një bonus për Milanin, drejtorët e të cilit po punojnë për një marrëveshje për 34-vjeçarin anglez.
Pep Guardiola konfirmoi në fillim të javës se Walker ka kërkuar të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit për të përfunduar karrierën e tij me një përvojë jashtë vendit. Megjithëse ka pasur sugjerime se ai mund të shkojë në Ligën Pro Saudite, është Milani ai që ka dalë si kryesuesi për të marrë nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë këtë muaj.
Raportohet se Man City do të lejojë objektivin e Milanit Kyle Walker të largohet falas. Tani, “La Gazzetta dello Sport” pretendon se nëse Walker nuk pranon të qëndrojë me Manchester Cityn, ai do të lejohet të largohet falas si një gjest vullneti i mirë pas shtatë vjet e gjysmë shërbimi, gjashtë tituj të Premierligës, dy Kupa FA., katër Kupa EFL dhe një Champions League.
Kjo do të thotë se nëse një marrëveshje me Milanin do të arrihet, kuqezinjtë do të duhet vetëm të mbulojnë pagën dhe shpërblimet e tij.