Ylli i Premier Ligës plaçkitet për herë të dytë brenda vitit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Joelinton
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shtëpia e sulmuesit brazilian të Newcastle United është thyer për herë të dytë brenda këtij viti nga hajnat.

Lajmi është bërë i ditur sot nga vetë futbollisti Joelinton përmes një postimi në Instagram.

“Shtëpia jonë u thye përsëri. Unë u them të gjithë atyre që janë të shqetësuar: Dijeni se nuk ka mbetur asgjë me vlerë atje! Ajo që është më e rëndësishme për ne është siguria e familjes sonë dhe rritja e fëmijëve tanë pa frikë”, tha ai.

Shtëpia e brazilianit, i cili mbërriti nga Hoffenheim në 2019 për 43.5 milionë euro, u thye për herë të parë në janar gjatë ndeshjes kundër Cityt dhe herën e dytë të enjten mbrëma.

Këtë vit, hajdutët në Newcastle kishin në shënjestër edhe shtëpinë e sulmuesit tjerët të skuadrës, suedezit Alexander Isak në muajin prill.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025