Katalanasit ishin pranë fitores në terrenin mysafir duke avancuar dy herë ndaj skuadrës Real Betis, por në minutat shtesë pësuan golin duke u kënaqur me vetëm një pikë, duke i ofruar kështu mundësinë rivalit Real Madrid të shkurtojë epërsinë në krye të tabelës.
Autor i golit të parë në stadiumin “Benito Villamarin” ishte reprezentuesi polak Robert Lewandowski, pas asistimit të Jules Kounde, në minutën e 41-të.
Barcelona erdhi në epërsi për herë të dytë me golin e Ferran Torres pas asistimit të Lamine Yamal tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Real Betis nuk lejoi megjithatë të pësojë dhe barazoi shifrat me golin e Assane Diao pas asistimit të Aitor Ruibal, në minutën e katërt shtesë.Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, skuadra Las Palmas ishte më e mirë si vendës ndaj Real Valadolidit duke shënuar fitore me rezultatin 2:1.
Sonte zhvillohen duelet e tjera Valencia-Rayo Valecano dhe Girona Real Madrid.