Hansi Flick dhe Raphinha besojnë se Barcelona mund të bëj rikthimin ndaj Atletico Madridit
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hansi Flick dhe Raphinha besojnë se Barcelona mund të bëj rikthimin ndaj Atletico Madridit
64b04e8e-50f4-4afa-927c-87ba01735a5e
26/02/2026 - 19:49
Linku u kopjua

Atletico Madrid e shkatërroi Barcelonën në ndeshjën e parë të gjysmë finalës së Kupës së Mbretit me rezultat 4-0.

Por Hansi Flick beson se skuadra ka energjinë dhe motivin për të bërë remuntadën e famshme në ndeshjen e kthimit.

“Rikthimi ndaj Atletico Madrid? Është e vështirë por jo e pamundur. Ne duhet të besojmë dhe duhet të dhurojmë gjithçka për këto 90 minuta. Ne duhet të luftojmë”  ka thënë trajneri gjerman.

E hiç më pak nuk ka thënë as lojtari brazilian, Raphinha. Ai mendon se Barcelona është e gatshmë për këtë sfidë.

“Rikthimi? Ne mund ta bëjmë të ndodhë! Nese është një ekip në botë që mund ta rikthejë rezultatin nga 4-0, jemi ne!, deklaroi braziliani.

Javën tjetër, me 3 mars në orën 21:00, Barcelona pret në “Spotify Camp Nou” Atletico Madridin për ndeshjën e kthimit të Copa Del Rey.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026