Hansi Flick beson në rikthimin ndaj Atlético Madrid
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hansi Flick beson në rikthimin ndaj Atlético Madrid
flick
02/03/2026 - 17:46
Linku u kopjua

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur me optimizëm përpara ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Copa del Rey kundër Atlético Madrid që do të luhet neser në ora 21:00.

Edhe pse katalanasit duhet të përmbysin një disavantazh prej katër golash, Flick u shpreh se skuadra do të bëjë të pamundurën të mundur dhe nuk do të dorëzohet. Ai theksoi se çelësi i suksesit do të jetë loja në grup dhe intensiteti i lartë që nga minuta e parë, raporton BBCsports

Sa i përket gjendjes së skuadrës, Flick adresoi mungesën e Robert Lewandowski-t për shkak të një lëndimi të pazakontë në sy, duke e cilësuar si problematike mungesën e tij, por një shans për lojtarët e tjerë.

Nga ana tjetër, ai vlerësoi formën e jashtëzakonshme të Lamine Yamal, ndonëse përmendi se Barcelona ka nevojë për kontributin e të gjithë lojtarëve për të arritur finalen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026