Hamza: Qeveria nuk po përkujdeset për standardin e jetesës por për blerjen e votës përmes parasë publik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza: Qeveria nuk po përkujdeset për standardin e jetesës por për blerjen e votës përmes parasë publik
Bedri Hamza 2 prill 26
Foto Arkiv
03/04/2026 - 13:11
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza tha se Qeveria Kurti III nuk është duke u përkujdesur për standardin e jetesës por për blerjen e votës përmes parasë publike.

Kështu u deklarua ai gjatë debatit parlamentar për rritjen e çmimit të naftës, ku paraprakisht u propozua një rezolutë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për ndërmarrjen e masave nga qeveria.

Hamza tha se e përkrahin çdo masë që ndikon në përmirësim të jetesës.

“Kjo qeveri nuk është duke u përkujdesur për zhvillimin ekonomik, për standardin e jetesës por është duke bërë veprime veç qysh me i konvertu në votë, blerjen e votës përmes parasë publike. Sigurisht se shpejt do të kemi një debat që ne do të kërkojmë shpenzimin e parasë publike posaqësisht tre mujorin e fundit të kaluar. Se gjërat duhet të bëhen, kategoritë duhet të përkrahen, por duhet të bëhen me ligj”, ka deklaruar Hamza.

Në seancë të jashtëzakonshme, Hamza shtoi se përkrahin rezolutën e propozuar nga LDK për heqjen e akcizës përkohësisht deri në stabilizim të çmimeve.

Për më tepër, kreu i PDK-së u shpreh se edhe raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar konstaton rritjen ekonomike më të ulëtën gjatë viteve të fundit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026