Hamza pret Spiropalin: PDK vlerëson mbështetjen e Shqipërisë, kërkon agjendë të përbashkët për sfidat kombëtare
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza pret Spiropalin: PDK vlerëson mbështetjen e Shqipërisë, kërkon agjendë të përbashkët për sfidat kombëtare
Takimi 3
25/02/2026 - 18:26
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

PDK shpreh mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin e saj si zë i Kosovës në forumet ndërkombëtare ku vendi ynë nuk ka prezencë, si dhe si përforcuese e zërit tonë aty ku ai tashmë dëgjohet.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë krah Kosovës në momentet kyçe të shtetndërtimit. Mbështetja e saj diplomatike është e çmuar dhe duhet të thellohet edhe më tej”, theksoi Hamza.

Në takim u diskutua edhe për situatën politike në vend. Kryetari Hamza njoftoi ministren Spiropali se mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konstruktivitet për çdo çështje në interes të Kosovës.

Nga ana e saj, ministrja Spiropali konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare.

Kryetari Hamza mirëpriti ftesën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkëpunim në parandalimin e padrejtësive dhe përpjekjeve për rishkrimin e historisë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“E vërteta historike e luftës sonë çlirimtare nuk mund dhe nuk duhet të relativizohet. Bashkëpunimi institucional dhe akademik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i domosdoshëm për ta mbrojtur atë me argumente, dokumente dhe prezencë ndërkombëtare”, theksoi Hamza.

 “U propozua edhe konkretizimin i këtij bashkëpunimi përmes një agjende të përbashkët me tryeza, konferenca ndërkombëtare dhe angazhim institucional, deri te nisma për debat dhe rezolutë në Këshillin e Evropës.

 PDK mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në funksion të interesit shtetëror dhe kombëtar”, njoftoi PDK-ja.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026