Hamza premton rritje të pagave e pensioneve prej 50 për qind
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza premton rritje të pagave e pensioneve prej 50 për qind
hamza
28/05/2026 - 14:54
Linku u kopjua

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se me të në krye të qeverisë, do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind.

Hamza tha se kjo rritje do të jetë e përhershme dhe sipas tij, nuk do të jetë vetëm ndihmë në kohë të fushatave zgjedhore, por do t’iu mundësoj qytetarëve të kenë planifikim dhe parashikueshmëri.

“Do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind. Kjo do të jetë e përhershme, nuk do të jetë vetëm ndihmë në kohë të fushatave zgjedhore, por do të jetë e përhershme që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe të kenë parashikueshmëri. Kjo nuk i bie që punëtorët e Kosovës të sektorit publik ta marrin një pagë më shumë në vit, por kjo i bie që t’i marrin gjashtë paga më shumë. Dikush që e ka pagën sot 900 euro, i bie që t’i marrë diku 1 mijë e 350 euro me rritjen e pagës. Ai që e ka 800, i bie ta marrë pagën 1 mijë e 200 me rritje”, tha Hamza, raporton KosovaPress.

Ai po ashtu premtoi se do të ketë edhe rritje për 50 për qind edhe për pensionet e të gjitha kategorive, teksa shtoi se nuk do të ketë pagesë më të vogël se 250 euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026