Hamza: Prekazi, vendi i frymëzimit për të punuar për të ardhmen e shtetit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza: Prekazi, vendi i frymëzimit për të punuar për të ardhmen e shtetit
hamza-060326
06/03/2026 - 11:58
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha të premten se Prekazi mbetet vendi nga ku burojnë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke shprehur respekt dhe mirënjohje të përhershme për veprën dhe sakrificën e familjes Jashari.

Hamza pas homazheve në Prekaz në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, tha se Prekazi është vendi i frymëzimit për të punuar për të ardhmen e shtetit.

“Sot bashkë me strukturat e Partisë Demokratike jemi këtu për të shprehur respektin dhe për të bërë nderim nga themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gjithmonë respekt deri në përulje. Çfarëdo që të bëjmë ne, nuk është e barasvlershme me veprën dhe sakrificën që kanë bërë Jasharajt. Gjithmonë respekt, deri në përjetësi dhe ky është një vend ku neve do të na frymëzojë të punojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026