Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj Bedri Hamza janë zotuar se do ta realizojnë projektin për lidhjen e Kosovës me gazin amerikan, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Kosova nuk mund të vazhdojë të paguajë çmimin e refuzimeve ideologjike dhe mungesës së vizionit. Çdo vit që humbim, rritet varësia jonë nga importet e shtrenjta të energjisë dhe nga tregjet e jashtme”, ka shkruar Hamza në Facebook, transmeton KosovaPress. “Për Partinë Demokratike të Kosovës, partneriteti strategjik me SHBA-në është jetik, i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kështu ka qenë dje, kështu është sot dhe kështu do të jetë edhe nesër”.
“Koha për të vepruar është tani. Jo pas një krize tjetër. Jo pas një dimri tjetër me çmime rekord”, ka shkruar Hamza. “Kosova duhet të ecë përpara, krah për krah me aleatin e saj më të madh dhe më të besueshëm: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
Ky qëndrim i Hamzës dhe PDK-së vjen pas një editoriali të së ngarkuarës me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Pratippati e cila ka shkruar se pikërisht për krizën e furnizimit me energji në Kosovë.