Elektricisti humb jetën në Pogradec pasi ra në kontakt me rrymën elektrike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Elektricisti humb jetën në Pogradec pasi ra në kontakt me rrymën elektrike
Pogradeci1234
26/07/2026 - 22:04
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në fshatin Zërvaskë, në Pogradec, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Agim Beqiri, rreth 60-vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike me defekt.

Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në fshatin Zërvaskë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar nga policia për shkaqet e aksidentit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026