"Rezistenca e armatosur është e drejtë e popullit palestinez për sa kohë që ekziston pushtimi.
Nëse populli palestinez çlirohet dhe krijohet një shtet palestinez, atëherë nuk do të ketë nevojë për rezistencë apo armë, dhe kjo do të jetë pjesë e entitetit palestinez.”, shkruan ANSA.
"Tony Blair është një figurë e papranueshme për popullin tonë. Ne kemi pranuar formimin e një komiteti që nuk përfaqëson asnjë fraksion palestinez për të menaxhuar punët e Gazës pas luftës dhe nuk do të pranojmë imponimin e tutelës së huaj mbi popullin tonë", tha al-Nunu.
"Populli ynë është plotësisht i aftë të menaxhojë punët e veta", theksoi ai.
Trump pretendoi se Izraeli dhe aleatët e tjerë rajonalë kanë rënë dakord me propozimin e tij prej 20 pikash, por se ata do të duhet ende ta bindin Hamasin që ta nënshkruajë. Më parë ai paralajmëroi se nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, SHBA-të do të mbështesin vazhdimin e ndërhyrjes së Izraelit në Gaza.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Gaza, duke e quajtur atë një "hap kritik" drejt përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes në Lindjen e Mesme.