Haliti: Presidenti, pozitë që duhet të jenë dakord shumica e deputetëve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haliti: Presidenti, pozitë që duhet të jenë dakord shumica e deputetëve
xhavit haliti1234
04/03/2026 - 14:10
Linku u kopjua

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, tha se gara për president mbetet e hapur, ndërsa theksoi se vendimi përfundimtar duhet të reflektojë vullnetin e shumicës së deputetëve. Para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar të PDK-së, Haliti bëri të ditur se deri më tani janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm.

"Gjitha grupet parlamentare mbajnë qëndrimet e tyre. Kemi një qëndrim publik si PDK. Tani kemi mbledhjen. Deri tash janë përmendur 4 apo 5 kandidatura. Të shohim. Ideale është ai që fiton votat. Në politikë s’ka ideale apo pëlqyeshmëri, por në variantin qysh po propagandohet, por pozita e presidentit të Kosovës është një pozitë që duhet me qenë dakord shumica e deputetëve, partive politike dhe duhet me qenë pëlqyeshmëria edhe e qytetarëve, por mbi të gjitha garancia që ai që zgjidhet do t'i shërbejë vendit dhe do të jetë garantues i Kushtetutes", tha Haliti.

I pyetur nëse Andin Hoti ka kërkuar votën e tij për president, Haliti mohoi një gjë të tillë.

 "Jo. Do të përkah vendimet e partisë", shtoi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026