Halil Thaçi falënderon asamblistët për miratimin e Kodit të Etikës në Obiliq
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Halil Thaçi falënderon asamblistët për miratimin e Kodit të Etikës në Obiliq
Halil Thaci
01/04/2026 - 10:57
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka falënderuar asamblistët e Kuvendit Komunal për miratimin e Kodit të Etikës për zyrtarët publikë, transmeton KosovaPress.

Përmes një reagimi publik në Facebook, ai e cilësoi këtë dokument si më shumë sesa një akt formal, duke theksuar se përfaqëson një “vijë të kuqe” për funksionimin e institucioneve lokale.

Sipas tij, standardet e përcaktuara në këtë kod janë të qarta dhe të panegociueshme, duke përfshirë përgjegjësinë, transparencën dhe integritetin në ushtrimin e detyrave publike.

Thaçi u bëri thirrje të drejtpërdrejtë sektorëve të administratës, shëndetësisë dhe arsimit që të zbatojnë në përpikëri këtë kod, duke theksuar se kjo është një detyrim institucional.

Ai shtoi se qytetarët meritojnë shërbime të drejta dhe dinjitoze nga institucionet publike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026