Themeluesi dhe udhëheqësi i UBT-së, Edmond Hajrizi ka folur për inteligjencën artificiale dhe format se si po përdoret nga studentët dhe profesorët. Në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress, ai tha se kanë arritur që të bëjnë testimin e shëndetit të njeriut, përmes 120 parametrave.
Edukimi, ngritja e aftësive dhe gjenerimi i dijeve të reja, Hajrizi tha se janë tri misionet e UBT-së.
“Në këtë fazë, inteligjenca artificiale është më shumë një lloj vegle për të rritur efiçiencën e marrjes së një më shumë fakti ose informacioni që ekziston tani më të gjeneruar nga njeriu. Njeriu e ka gjeneruar një fakt se sot takohemi dhe nëse e fusim në një format digjital, inteligjenca artificiale do ta merr parasysh. Nuk krijon vet diçka që nuk e kemi, nuk krijon diçka që nuk e fusim brenda në sistemin e trurit të inteligjencës artificale”, tha Hajrizi.
Ai tregoi për format se si po shfrytëzohet inteligjenca artificiale në edukim.
Para pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, ai foli edhe për aplikacionin për testimin e shëndetit të njeriut.
“Përmes inteligjencës artificiale kemi arritur që të bëjmë testimin e shëndetit të njeriut, diku rreth 120 parametra përmes zërit. Ne duke marrë kollitje, pak zërin, të themi tri-katër mostra, ne i konfirmojmë njeriut gjendjen e tij shëndetësore në 120 parametra shëndetësor”, përfundoi ai.
Enkas për këtë konferencë, nga Kievi ka ardhur edhe Nataliya Kostina, shefe e Departamentit për Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Ukrainase të Lajmeve Ukrinform.
https://kosovapress.com/luzha-vetem-3-e-grave-te-kosoves-marrin-pjese-direkt-ne-politike
Ndërsa në panelin e dytë, foli presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët paraqiten pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.
Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.