Vetëm tre për qind e grave janë të angazhuara direkt në politikë, ndërkohë që 11 për qind nuk kanë fare interesim për përfshirje. Kështu thonë të gjeturat e hulumtimit të fondacionit “Friedrich Eber”, të cilat u prezantuan nga profesoresha Besa Luzha. Në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress ajo tha se beteja e grave për përfshirje në skenën politike e media po vazhdon.
Në panelin e dytë me temën “Hapat e inovacionit në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor”, Luzha tha se janë shqetësuese të gjeturat për gatishmërinë e grave që të punojnë.
https://kosovapress.com/drejtoresha-e-kosovapress-it-per-ne-eshte-jetike-interesi-i-publikut
Profesoreshë e Universitetit të Prishtinës, Besa Luzha në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, shtoi se beteja e grave për tu përfshirë në skenën politike e në media po vazhdon.
Në panelin e dytë të konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e lirisë së fjalës”, Luzha shtoi se gratë po hezitojnë që të marrin pozita udhëheqëse.
“Në një studim të fundit që e kemi bërë në fondacionin Friedrich Ebert, kam qenë kryesuese e procesit të hulumtimit, studimi është bërë vetëm për gratë e Kosovës, në të gjitha sferat, është shumë interesant kur tash e hap fokusin në krejt shoqërinë kosovare jo vetëm në skenë, e vëren që angazhimi i grave është ende shumë i vogël në jetën politike. Ne atë 30 për qind, 40 për qind që e shohim në parlament mund të jetë edhe një mashtrim optik në kuptimin që kemi arritur shumë sukses, por rezultati i vërtetë sipas hulumtimit, vetëm 3 për qind e grave të Kosovës janë realisht të angazhuara direkt në politikë. Vetëm 11 për qind e tyre kanë interesim me u marrë me politikë”, u shpreh ajo.
https://kosovapress.com/fillon-konferenca-nderkombetare-kufijte-e-lirise-se-fjales
Enkas për këtë konferencë, nga Kievi ka ardhur edhe Nataliya Kostina, shefe e Departamentit për Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Ukrainase të Lajmeve Ukrinform.
Paneli i parë është fokusuar në sfidat bashkëkohore me të cilat përballen agjencitë e lajmeve dhe mediat në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha globale.
Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.