Hajnat marrin një shumë të madhe parash në një depo në Graçanicë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hajnat marrin një shumë të madhe parash në një depo në Graçanicë
policia veturat laura
12/07/2026 - 11:01
Linku u kopjua

Një grabitje është raportuar në orët e para të së shtunës në fshatin Suvi Do të Graçanicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e një depoje dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 02:00. Të dyshuarit kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë arritur të hapin kasafortën, nga e cila kanë marrë para të gatshme.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kompetent.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026