Hajdari: Vazhdojmë përkrahjen e bizneseve në veri
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se me vendosjen e katër zyrave për regjistrim, në veri deri më tani janë regjistruar 195 biznese. Ajo shtoi se në këto komuna janë vendosur zyrtarët e MINT-it duke mbikëqyrur tregun dhe lehtësuar proceset e regjistrimit të bizneseve.

Në panelin për ekonomi të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hajdari potencoi se po vazhdojnë të përkrahin bizneset në veri me programet e MINT-it.

“Në veri deri tash janë me vendosjen e katër zyrave për regjistrimin e bizneseve në veri janë 195 biznese të regjistruara. Përveç kësaj, kemi shtuar edhe mbikëqyrjen e tregut në veri duke i vendosur edhe zyrtarët e MINT-it në katër komunat e veriut të Republikës së Kosovës. Ata po kryejnë funksionin e tyre jo vetëm në mbikëqyrjen e tregut por edhe për lehtësuar bizneset për t’u regjistruar. Pra, janë një kombinim i zyrtarëve të ARBK-së dhe zyrtarëve të mbikëqyrjes së tregut në veri. Kështu, po vazhdojmë edhe me përkrahjen e këtyre bizneseve me programet mbështetëse nga MINT-it që t’i promovojmë sa më shumë këto programe. Të kemi sa më shumë gjithëpërfshirje edhe në aplikimet nga komunitetet pakicë që janë në këto komuna, e kështu me radhë në veriun”, tha Hajdari. /Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024