Hajdari: Turizmi ndër sektorët më të goditur nga pandemia, tani rikuperimi i këtij sektori përbën mundësi të reja
Lexohet për: 2 min.
278401625_387599156704594_3862929307305166268_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se së bashku me ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshjen për fazën e tretë të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Sipas saj, projekti PPSE zbatohet nga organizata Swisscontact, ku për këtë ngjarje, ka takuar drejtorin rajonal për Evropën Juglindore, Martin Dietchi, me ekipin e tij të projektit PPSE dhe partnerë tjerë vendor.

“Turizmi në Kosovë është ndër sektorët më të goditur nga pandemia COVID 19, por tani në fazën pas pandemisë, rikuperimi i këtij sektori përbën mundësi të reja për rritje dhe punësim të mëtutjeshëm. Andaj, me përkushtim dhe punë, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, jemi duke  punuar në hartimin e politikave dhe përmirësimin e kornizës ligjore të industrisë dhe turizmit, në zhvillimin dhe promovimin e brendit të turizmit, si dhe në identifikimin e zonave dhe lokacioneve me përparësi të këtij sektori. Sukses dhe punë të mbarë ekipit zbatues të projektit  PPSE, me përkrahjen dhe bashkëpunimin tonë me parimet e qeverisjes së mirë,  për të siguruar arritjen e rezultateve te synuara, që do të kontribuojnë në zbatimin e strategjisë kombëtare të turizmit dhe rritjen e punësimit”, ka shkruar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025