Hajdari publikon ceremoninë e kremtimit të Ditës së Pavarësisë në "EXPO 2020 Dubai”
Lexohet për: 1 min.
fsd
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka publikuar ceremoninë e kremtimit të Ditës së Pavarësisë më 17 Shkurt në expozitën ndërkombëtare "EXPO 2020 Dubai".

Ajo ka shkruar në Facebook se të gjithë ata që e kishin të pamundur të përcjellin ceremoninë e kremtimit të Ditës së Pavarësisë me 17 Shkurt në expozitën ndërkombëtare "EXPO 2020 Dubai", me flamurin tonë në mes të 191 shteteve tjera, mund ta gjeni në këtë video, ku është programin e pjesës së ceremonisë zyrtare  me ngritjen e flamurit, fjalimeve zyrtare të rastit nga unë dhe ministri emirat Dr. Ahmand Belhoul Al Falasi, të përcjellura me përformancën kulturore me vallet e Ansambit Shota dhe koncerti i Ambasadorit tonë për Kulturë,  Tenorit me famë botërore Ramë Lahaj.

“Dubai është qendër që gërsheton të gjitha kulturat botërore, si dhe shembull i zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe qeverisjes së mirë, e në këtë mirëqeverisje emirate, Kosovës iu hapën dyert e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar ajo.

https://virtualexpodubai.com/listen-watch/events/kosovo-national-day-ceremony?fbclid=IwAR2pyY284OsZ-dMPvB2KdMmZCDbNlc7Os9mIdX76GUcJtLlG6QELNgwq8ys

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025