Hadergjonaj: Kualifikimi në Botëror, ëndërr që mund të bëhet realitet
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hadergjonaj: Kualifikimi në Botëror, ëndërr që mund të bëhet realitet
Hadergjonaj
24/03/2026 - 14:33
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fokus maksimal te gjysmëfinalja ndaj Sllovakisë.

Dardanët janë paraqitur të motivuar dhe me energji të lartë në seancat stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme.

Lojtari Florent Hadergjonaj, tregon se lojtarët janë paraqitur të motivuar dhe me energji të lartë në seancat stërvitore, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme, sepse për ““Dardanët” kualifikimi për në Botëror 2026 është një ëndërr, që pritet të bëhet realitet.

Ndërkohë Hadergjonaj theksoi se rrugëtimi deri në këtë fazë është rezultat i punës së gjithë skuadrës, ndërsa tani synimi kryesor është triumfi në ndeshjen gjysmëfinale.

“Është një shans e jashtëzakonshme, besoj që e kemi merituar me lojërat që i kemi luajtur, ku jemi ardhur deri tash si ekip, secili i ka meritat e veta dhe për ne është vetëm fokusi në gjysmëfinale” – bënë të ditur Hadergjonaj.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026