Haaland e pret burgu
Sport
Lexohet për: 1 min.
Haaland e pret burgu në Zvicër
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollisti Erling Haaland mund të kalojë një ditë në burg herën tjetër që të vijë në Zvicër për një gjobë të papaguar prej 60 frangash.

Sulmuesi norvegjez, i cili fiton rreth gjysmë milioni euro në javë, do ta shmangë këtë dënim nëse e kryen pagesën para se të mbërrijë në vend.

Babai i tij Alf-Inge jeton në Zvicër, kështu që gazeta Blick thotë se Haaland mund të vonohet një ditë për mbledhjen familjare për Krishtlindje nëse nuk bën të nevojshme dhe nuk paguan borxhin ndaj kantonit Vaud.

Shtohet se një gjë e tillë nuk është reale të pritet, pra që Haaland me siguri do ta zgjidhë problemin para se të mbërrijë në Zvicër.

Haaland ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2027.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024