“Askush jashtë Turqisë nuk e shikon ligën turke”, Mourinho drejt Premier Ligës?
Sport
Lexohet për: 2 min.
“Askush jashtë Turqisë nuk e shikon ligën turke”, Mourinho drejt Premier Ligës?
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Jose Mourinho mund të rikthehet në Premier Ligë dhe angazhimi i ri mund të jetë skuadra Newcastle, pasi menaxheri aktual Eddie Howe përballet me një të ardhme të pasigurt.

“Mourinho ka punë të papërfunduar në Premier Ligë dhe ka identifikuar Newcastle si mundësinë e tij më të mirë për një punë tjetër në Angli. Pasi ka drejtuar dy herë Chelsea, Manchester United, Tottenham, kryetari i Newcastle Yasir al-Rumayyan u takua me Mourinho në çmimet e mëdha të Arabisë Saudite dhe mbajti kontaktet me të”, shkruan gazeta britanike Guardian.

Howe ndodhet nën presion pas sezonit jo të mirë të Newcastle, por fitoret ndaj Chelsea dhe Arsenal kanë sjellë lehtësim të përkohshëm. Megjithatë, pasiguria mbi pozicionin e tij afatgjatë është përkeqësuar nga marrëdhëniet e tensionuara me drejtorin sportiv Paul Mitchell.

Sipas deklaratave të tij të fundit, Mourinho po kërkon qartë një mundësi për t'u larguar nga Turqia.

“Askush jashtë vendit nuk dëshiron të shikojë ligën turke. Kush dëshiron të shikojë ligën turke jashtë Turqisë? Ata kanë Premier Ligë, ata kanë ligën franceze, ligën gjermane, ligën portugeze, ligën holandeze... Pse do ta shikonit këtë? As unë nuk e kam shikuar më herët, e kam nisur kur më ftuan në Turqi... Është shumë errësirë,  me aromë të keqe... Por kjo është puna ime. Do të bëj më të mirën në punën time për klubin tim”, tha trajneri i Fenerbahçe ditë më parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024