Tri ditë para përmbylljes së afatit ligjor për koalicione parazgjedhore, partitë Guxo dhe Alternativa po kërkojnë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Partnerët aktual politikë që janë në pushtet se kanë definuar mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet e fillimit vitit të ardhshëm. Kërkesës për koalicion parazgjedhor ende nuk u është përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje, përkundër dy takimeve të kryetarit të LVV-së, njëherësh kryeministrit, Albin Kurti me kryetaren e Guxo, Donika Gërvalla dhe atë të Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Në LVV nuk u janë përgjigjur as pyetjeve të KosovaPress se a do të ketë koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa apo të njëjtat do të përfshihen vetëm në listën zgjedhore në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sikurse në zgjedhjet e vitit 2021.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.Në lidhje me këtë, Kusari-Lila e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend shton se ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, por që ende s’kanë marrë një përgjigje konkrete.
Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli, thotë për KosovaPress se janë të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo ditët në vijim do të definohet saktësisht se a do të ketë koalicion parazgjedhor apo përfshirje në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.Në të kundërtën sipas tij, dy partitë vetëm do të bëheshin shërbyes të LVV-së dhe Albin Kurtit si dhe do të humbte pesha e seriozitetit të dy subjekteve politike.
Megjithatë, sipas tij, LVV-së i konvenon më shumë që mos të ketë koalicion parazgjedhor, mirëpo t’i përfshijë dy partitë e vogla vetëm në listë zgjedhore.
Lajmi në sistemin me parapagim...