Guardiola pyetet për transferimet, përgjigja e tij emocionon tifozët e Cityt
Lexohet për: 1 min.
1-Guardiola
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pasi që Riyad Mahrez edhe zyrtarisht është larguar nga Manchester City, ky i fundit tani do të kërkojë zëvendësuesin e tij në këtë merkato verore.

Mahrez la Cityn për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Ahly, kështu duke i lënë Pep Guardiolas një zbrazëtirë në krahun e djathtë të sulmit, raporton KosovaPress.

Tani, në një konferencë për media Guardiola ka folur për çështjen e transferimeve të Cityt, ku fjalët e tij do të emocionojnë tifozët e kampionit evropian dhe anglez.

“Merkato është e hapur deri në fund të muajit gusht. Unë mendoj se disa gjëra ose shumë gjëra do të ndodhin. Ne do të shohim nëse neve na nevojiten lojtarë të ri të krahut, ose lojtarë që depërtojnë, do të shohim se çka do të ndodhë me lojtarët e huazuar, cilët lojtarë qëndrojnë këtu dhe cilët jo”, tha Guardiola.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025