Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se klubi është në rrezik të humbasë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. City është aktualisht në sezonin e 14-të radhazi në kompeticionin më prestigjioz të klubeve evropiane të futbollit.
Vetëm Arsenali ndërmjet viteve 1998 dhe 2017, dhe Manchester United midis 1996 dhe 2014, kanë një rekord më të gjatë kualifikimi mes klubeve angleze. City është i shtati në Premier League pas 17 ndeshjesh, katër pikë pas Nottingham Forest në të katërtin dhe një pikë pas Bournemouthit të vendit të pestë.
“Kur thashë më parë, njerëzit qeshën”, tha Guardiola. “Ata thanë, ‘kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk është një sukses i madh. Por unë e di këtë sepse ndodh me klubet në këtë vend. Ata ishin dominues për shumë vite dhe pas shumë vitesh nuk u kualifikuan në Champions League”, ka thënë Guardiola.
Skuadra e Guardiolës pret Evertonin në Boxing Day, përpara një udhëtimi në Leicester më 29 dhjetor dhe një ndeshje në shtëpi kundër Ëest Hamit më 4 janar.