Guardiola konfirmon mungesat e mëdha para lojë jetike me Burnley
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Guardiola konfirmon mungesat e mëdha para lojë jetike me Burnley
New Project - 2026-04-21T134323.213
21/04/2026 - 16:45
Linku u kopjua

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se mesfushori Rodri do të mungojë në udhëtimin e rëndësishëm të së mërkurës ndaj Burnley-t, pas lëndimit të pësuar në fitoren 2-1 kundër Arsenalit.

"Mendoj se për nesër ai nuk do të jetë gati. Do të shohim për ndeshjet e ardhshme," deklaroi Pep në konferencën për shtyp, duke konfirmuar gjithashtu se edhe mbrojtësi Ruben Dias mbetet ende jashtë fushave.

Kjo ndeshje konsiderohet jetike për garën për titull, pasi një fitore me më shumë se dy gola diferencë do ta dërgonte City-n në vendin e parë në Premier League, vetëm pesë xhiro para përfundimit të kampionatit.

Guardiola theksoi rëndësinë e përqendrimit maksimal për këtë sfidë: "Ne shkojmë te Burnley dhe duhet të performojmë në nivelin që duhet".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026